FITORJA

Shtabi Zgjedhor i LDK së Gjilanit nis takimet maratonike me secilën nëndegë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i Degës dhe nënkryetar në nivel qendror, ka nisur takimet maratonike me secilën nëndegë, në qytet e fshatra.

Në mbrëmje, kryetari Haziri me bashkëpunëtorë ka takuar përfaqësuesit e nëndegës së lagjes “Arbëria” dhe të Velekincës, ku kanë parë mobilizimin e jashtëzakonshëm të punës për t’i fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

FIDANISHTJA

“Unë ju përgëzoj për angazhimin e jashtëzakonshëm të këtyre degëve. Kudo që po shkojmë, po shohim entuziazëm dhe mbështetje të madhe për partinë e Ibrahim Rugovës, përkatësisht për kryeministrin në ardhje, Avdullah Hoti dhe kandidatët tanë për deputetë, të cilët janë njerëz të dëshmuar në profilet e tyre dhe të pastër si loti. Do të vazhdojmë të shkojmë derë më derë e shtëpi për shtëpi për t’ia paraqitur programin tonë të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të prosperitetit dhe të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha, ndër të tjera, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Gjatë ditëve në vijim, Haziri ka paralajmëruar takimet e shumta të Shtabit Zgjedhor me nëndegët e qytetit dhe fshatrave thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.