Shtabi i LDK-së falënderon gjilanasit që po tregojnë kulturë të lartë qytetarie e demokratike, apelon për dalje masive në zgjedhje

Gjilan – Procesi zgjedhor në Gjilan ka nisur mbarë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Deri tani, procesi po shkon mbarë pasi nuk është raportuar për ndonjë problem që do të ndikonte në proces zgjedhor dhe me këtë rast, i falënderojmë qytetarët që po tregojnë kulturë të lartë demokratike e qytetarie, duke qenë shembulli më i mirë për gjithë Kosovën.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju falënderojmë për prezencën tuaj në këtë konferencë për media të Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Procesi zgjedhor në Gjilan ka nisur mbarë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.
Deri tani, procesi po shkon mbarë pasi nuk është raportuar për ndonjë problem që do të ndikonte në proces zgjedhor dhe me këtë rast, i falënderojmë qytetarët që po tregojnë kulturë të lartë demokratike e qytetarie, duke qenë shembulli më i mirë për gjithë Kosovën.

Deri në ora 13:00, sipas informatave të koordinatorëve tanë në të gjitha qendrat e votimit, kanë votuar 14,732 qytetarë ose 14.5 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit, dalja është pak më e ulët për 1 për qind.
Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës i Degës së LDK-së falënderon qytetarët që po i përgjigjen pozitivisht daljes në votime, ndërkaq apelojmë të gjithë që të dalin për ta përcaktuar të ardhmen e Komunës së tyre.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS