UBT

Shtabi i Emergjencave: Gjendja në Gjilan po i kthehet normalitetit – s’ka vend për panik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pas reshjeve të shumta të shiut, është mbajtur para pak çastesh takimi shtatë anëtarësh i shtabit të Emergjencave, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu.Konkluzioni që ka dalë nga kjo mbledhje është që gjendja në Komunën e Gjilanit është nën kontroll dhe minutë pas minute po i kthehet normalitetit dhe nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve.

Në takim kanë qenë të pranishëm drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Halit Rexhepi, drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani, drejtori teknik i kompanisë “Hidromorava” Mumin Morina, toger Sanije Kqiku nga Policia e Kosovës si dhe zyrtarë nga shërbimi i zjarrëfikësve, të cilët kanë raportuar për gjendjen pas reshjeve.

Në takim u tha se situata ka qenë më e rëndë në qytet gjatë kohës së reshjeve dhe nuk ka pasoja në njerëz pos dëmeve materiale, përderisa gjendja po normalizohet.

Konkluzioni që ka dalë nga kjo mbledhje është që gjendja në Komunën e Gjilanit është nën kontroll dhe minutë pas minute po i kthehet normalitetit dhe nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve.

KKVITI

Të gjithë përfaqësuesit e të gjitha instancave komunale që ishin prezent deklaruan se do të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë, nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë.

Ndërkohë, është emëruar Komisioni për vlerësimin e dëmeve materiale të cilit do t’i prijë nënkryetari Rexhep Kadriu, ndërsa anëtarë do të jenë: Ramiz Ramadani, Halit Rexhepi, Enver Biçku dhe Mumin Morina.

Apelohen të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme të lajmërohen në numrat e emergjencave: 193, 112, 194 dhe 192 dhe menjëherë shtabet emergjente do të intervenojnë./rajonipress/