United Hospital

Shqyrtimi i ankesave për tenderë, në nivelin dyshkallësh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Operatorët ekonomikë do t’i kenë dy mundësi për t’u ankuar për padrejtësitë që u bëhen në marrjen e tenderëve të ndryshëm. Kjo do të mundësohet me ndryshimet e Ligjit të prokurimit, i cili ndër të tjera do të mundësojë që shqyrtimi i ankesave të bëhet në nivel dyshkallësh.

Në shkallën e parë operatorët ekonomikë do të ankohen tek Autoriteti Kontraktues, i cili do të obligohet të japë një përgjigje për secilin pretendim të operatorëve. Kurse, shkalla e dytë do të jetë Organi Shqyrtues i Prokurimit që do të japë fjalën e fundit për secilin tender, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe në të kaluarën, operatorët ekonomikë janë ankuar nëpër autoritete kontraktuese për shkeljet ligjore, sidomos për përgatitjen e dosjes së tenderit dhe pretendimet për kufizim të konkurrencës. Por, tashmë ankesa do të marrë rrugë ligjore dhe do të jetë përgjegjësi e zyrtarit kryesor të Autoritetit Kontraktues të caktojë komision për shqyrtimin e ankesave.

Eco Higjiena

Kjo është njëra nga nenet që do të përfshihen në ndryshimin e Ligjit të prokurimit publik.

http://koha.net/?id=27&l=68044

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.