Eko Higjiena

Shqipton Rexhaj shpreson të përfaqësojë Zvicrën në Eurosong

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Shqipton Rexha bashkë me kolegun e tij Dave Fryman i kanë dhënë vetes një synim të përfaqësojnë Zvicrën në Eurovizionin e vitit 2014. Një synim mjaft ambicioz ky, por jo dhe i paarritshëm. Të dy kanë përvoja të çmuara me muzikën dhe me letërsinë.

Shqiptoni i lindur në Kosovë, i biri i një krijuesi dhe ish të përndjekuri politik, ka 32 vjet. Ai është rritur dhe shkolluar në Zvicër, dhe është mjaft i njohur në regjionin e Zvicrës lindore si slam-poet – është edhe autor libri në gjuhën gjermane – dhe autor këngësh. Për talentin e tij ai madje, vite më parë pati fituar edhe çmimin promovues të Kantonit St. Gallen.

Ndërkohë, ai duke ndjekur ëndrrën e tij për tu bërë poet i riu shqiptar me rrënjë nga Kosova ka provuar disa profesione, mes të cilëve edhe praktikant në gazetari. Aktualisht, ky baba i dy fëmijëve, punon si kuzhinier. Por ëndrra e tij për të pasur sukses në skenën e muzikës dhe të shkrimit nuk e ka braktisur asnjëherë.

Si pjesë e ambicies së tij në atë drejtim është edhe projekti që bashkë me kompozitorin ga St. Galleni, Dave Fryman të përfaqësojë Zvicrën në Eurosong.

Mobi Casa

Pas një serie këngësh ata kanë bërë dhe një CD së bashku me një këngëtar gjerman. “Të tjerët kanë më tepër para dhe mundësi t`i prodhojnë dhe reklamojnë krijimet e tyre”, thotë Toni për st.galler Tagblatt. Por, ai shpreson se, me përkrahjen e të gjithë atyre që e njohin do të ketë megjithatë një shans.

Transmetuesit publikë zviceranë (SRF) është në kërkim të përfaqësuesit të Zvicrës në Eurosongun e vitit 2014.

Pas një faze të votimit në internet dhe një përzgjedhjeje të një numri të caktuar nga një juri profesionale, ata që mbeten do t`i nënshtrohen votimit nga publiku televiziv dhe nga juria, secila me nga 50%. Kjo do të ndodhë më 1 shkurt të vitit 2014 në Kreuzlingen.

Këtu do të zgjidhet këngëtar ose grupi që do të përfaqësojë Zvicrën në Eurosongun 2014 që do të mbahet në Danimarkë. Nëse Shqipton dhe Dave do t`i dalin mbetet të shohim (dhe të votojmë, kur të vije koha)./albinfo/