United Hospital

Shqiptohet dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale narkotikë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve I. Rr. dhe A. Rr. në kohëzgjatje prej tre (3) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej pesëmijë (5000) euro.

Të akuzuarit, me datë 26.08.2018 në fshatin Novosellë të Komunës së Kamenicës, janë zënë nga zyrtarët policor në flagrancë duke shkarkuar substancën narkotike nga vetura e tyre dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre është gjetur sasi e përgjithshme e llojit “marihuanë” prej 19.370 gramë.

Fundamenti

Me këto veprime të akuzuarit I. Rr. dhe A. Rr. kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar më Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.