ARKATANA

Shqiptohet dënim me burgim dhe gjobë për të akuzuarin Betim Aliu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Betim Aliu. I akuzuari, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 25.05.2017 në ora 18:35 minuta në pikën e karburantit “Beki Benz” në fshatin Kmetovc të Komunës së Gjilanit, i maskuar me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes tenton të përvetësojë pasuri të luajtshme, fillimisht duke u kacafytur me pronarin dhe më pas duke shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në krah.

Po ashtu i njëjti me datë 23.12.2017 rreth orës 18:00 me përdorimin e forcës hynë në bastoren sportive “Lumi Sport” në Gjilan, dhe duke shtënë me armë në drejtim të televizorit përmes përdorimit të forcës përvetëson nga arka e lokalit shumën prej 400 Euro.

I akuzuari me këto veprime dyshohet se kryer veprat penale: grabitje në tentativë dhe grabitje.

United Hospital

Për këto dy vepra trupi gjykues ka shqiptuar një dënim unik prej dhjetë (10) vjet burgim dhe gjobë në shumën prej shtatëqind (700) euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e zëdhënësit Sabit Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.