United Hospital

Shqiptohet dënim me burgim dhe dënim me gjobë për të akuzuarin Granit Leka

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues për të akuzuarin Granit Leka në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj burgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) Euro.

I akuzuari Granit Leka dyshohet se nga data 1 gusht 2018, si pronar i Agjensionit Turistik NTSH “Voll Travel”, ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke ju dhënë bileta fiktive, ku të dëmtuarit me të njëjtat nuk kanë mundur të udhëtojnë.

Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123.859,00 (njëqind e njëzet e tremijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) Euro.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mashtrimi.
Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë.

FIDANISHTJA

Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve në agjensionet e udhëtimit në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, afati do të filloj pas rrjedhës së mbajtjes së dënimit me burgim.

Detyrohet i akuzuarit Granit Leka që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit të dëmtuarve, pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit.

Gjyqtari pas shpalljes së Aktgjykimit, ka nxjerrë aktvendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.