GRANDEMALL

Shqiptaro-zvicerani kontrabandon familjen kosovare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ngasësi i makinës së zënë me tre shtetas kosovarë në kufirin Austri-Gjermani, ishte shtetas zviceran me prejardhje kosovare.

Policia Federale e Gjermanisë ka ndaluar në natën e të martës në autostradën A8 një zviceran, i cili kishte kaluar një familje kosovare për në territorin e Gjermanisë. Autoritetet supozojnë se fjala është për kontrabandim klasik, të bërë për para.

Policët e kanë ndaluar makinën me regjistrim zviceran në afërsi të Freilassingenit ku kanë gjetur tre të rritur dhe një fëmijë të vogël. Ngasës i makinës ka qenë shtetasi zviceran me prejardhje kosovare. Tre personat që i kshte me vete, të moshave 31, 24 dhe 2 vjeçare nuk posedonin dokumente të rregullta.

FIDANISHTJA

Policët federalë ndërkohë u njoftuan se kosovarët e ndaluar, kishin fituar më parë azilin në Hungari. Por, ata kanë deklaruar se kushtet si azilantë në Hungari i kishin aq të këqija sa që nuk kishin rrugëdalje tjetër përveç se të gjenin dikë që do t`i çonte në Gjermani. Ai u kishte kërkuar 2000 euro për të tre.

Pas përfundimit të masave policore familja është dërguar në qendrën e pranimit të azilkërkuesve në Munih. Ndërsa shoferi do te përgjigjet për trafikimin e qenieve njerëzore.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.