Eko Higjiena

Shqiptaro-zvicerani Arbër Bullakaj nominohet si kandidati i parë për zgjedhjet e Parlamentit nacional të Zvicrës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Të martën e 18 dhjetorit 2018 Partia Socialdemokrate (PSd) e Kantonit St. Galen (SG) bëri me dije emrat e kandidatëve të parë për listën e parlamentarëve nacional nga radhët e saj. Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate për Kantonin St. Galen, Arbër Bullakaj kandidat për ulëse në Parlamentin federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2019. Qysh javën e kaluar PSd e SG të njoftoi, se pos Arbër Bullakajt dhe deputeti kantonal Dario Sulzer, për zgjedhjet nacionale parlamentare do të garojnë edhe dy deputetet e deritashme nacionale Barbara Gysi e Claudia Friedli. Drejtoria e PSD SG i propozon Mbledhjes së delegatëve partiakë për nominim të kandidatëve me 18 janar 2019.

Arbër Bullakaj është nënkryetar i PSd të Kantonit St. Galen. Ndërmarrësi nga qyteti Will që nga viti 2013 përfaqëson PSd-nënë parlamentin e qytetit. Aty ai ka bërë emër në politikat financiare dhe sociale. Krahas kësaj, ai angazhohet për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë dhe njihet edhe si avokat politik për shoqatat kulturore dhe njerëzit me sfond migrimi. Ai si parim suprem të veprimeve të veta dhe si vlera të PSd-së vendosë barazinë, lirinë dhe solidaritetin si qëllime edhe të Revolucionit Francez. Me angazhimin e tij ai dëshiron të përmirësojë barazinë shanseve të të gjithë njerëzve në shoqërinë tonë.
Arbër Bullakaj – aktivist politik e shoqëror

Sekretari politik i PSd të SG, Guido Berlinger-Bolt i cili bashkëpunon me Arbër Bullakajn në Kryesinë e PSd që nga viti 2013, me rastin e propozim-nominimit deklaroi: “Kandidati Arbër Bullakaj falë angazhimit të tij të gjithanshëm për shoqërinë dhe PSd-në posedon një përvojë shumë të madhe. Ai arrin që në një kohë të shkurtër të jetësoi praktikisht projekte të rëndësishme politike; ka aftësinë të ndërtojë ura komunikimi me kundërshtarët politik dhe të përdorë këto marrëdhënie për fitim të përgjithshëm. Është tip krijues që i rreket punës me përkushtim angazhues ndjek synime për të krijuar më shumë mundësi barazie.”

Eco Higjiena

Një deklaratë tjetër e bashkë-partiaku tjetër i Arbër Bullakajt, Raffael Sarbach, kryetar i njërsisë zgjedhore, rezonon gjithashtu admirim: “Arbër Bullakaj ka 6 vjet që është përfshirë me sukses në Parlamentin e qytetit Will. Angazhimi i tij social, politik dhe sipërmarrës është shumë i njohur edhe përtej kufijve të qytetit. Si nënkryetar të PSd të Kantonit St. Gallen, një sipërmarrës i suksesshëm dhe përfaqësues i angazhuar i Zvicrës multikulturore, Arber Bullakaj ka krijuar një rrjet të fortë në të gjithë kantonin dhe më gjerë. Delegatët e St. Galen-it në Bernë do të përfitonin shumë nga përvoja, aftësitë dhe ekspertiza e tij.”

PSd para fushatës zgjedhore vendimtare
PSd në fushatën zgjedhore ka për qëllim fuqizimin e forcave përparimtare në Parlamentin federal në Bernë. Temat më të rëndësishme në fushatën e vitit të ardhshëm do të jenë:
* Shanse të njëjta për gra dhe burra – barazi pagash, pajtueshmëri më të mirë mes punës profesionale dhe jetës familjare
* Politika shëndetësore dhe spitalore – kufizim të premive të arkave shëndetësore, përkujdesje shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe cilësore në Kantonin St. Galen
* Paga të mira, pensione të sigurta
* Ngrohja klimatike – më shumë angazhim të Zvicrës për ekonomi dhe shoqëri të qëndrueshme me aftësi për të një ardhme ekologjike

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.