UBT

Shqiptarja, studentja më e mirë e mjekësisë në Universitetin e Bristolit në Angli

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumë vajza dhe gra shqiptare po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, transmeton albinfo.ch.

Ajo quhet Donika Klenja, mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në Universitetin e Bristolit, duke u graduar me diplomën “First Class” si dhe me çmimin “Lucy Brown Cancer Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e luftës kundër kancerit.

Donika, po ashtu, arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andreë John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.
Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Ninewells. Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit, si dhe universiteti më i mirë në Britani për mjekësi (2021), duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.

FIDANISHTJA

Çdo ëndërr bëhet realitet nëse ke kurajon dhe pasionin për ta ndjekur dhe Donika me modestinë e saj është shembulli i përkryer për këtë!
Ajo, si një vajzë e re poliglote dëshmoi rezultate në shtete të ndryshme si Holandë, Kenia, SHBA me gara ndërkombëtare, duke prezantuar ide inovative për ardhmërinë e shkencës edhe duke u shpërblyer me medalje të arta. Vjen nga një familje intelektuale dibrane. Tezja e saj, Gerta Cami, është doktor i shkencave në degën e kimisë farmaceutike dhe ligjëron pranë “University of Berdfordshire”. Janë virtytet familjare të prindërve Bekim dhe Bleta që kanë bërë përpjekje në mbështetjen e saj, nga ana morale dhe financiare që gjenialiteti i saj të kulminojë dhe Donika të mos heqë dorë nga ëndrrat e saj.

https://www.albinfo.ch/shqiptarja-studentja-me-e-mire-e-mjekesise-ne-universitetin-e-bristolit-ne-angli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.