Shqiptarja që synon Amerikën

Kohën më të madhe po e kalon në studion muzikore. Dhe karshi krijimeve për këngë të reja, vajza nga Kosova e cila angazhimin e saj artistik e ka shtrirë në Amerikë, Njomëza Vitia ka treguar se në planet e saj aktuale është edhe incizimi i shumë videoklipeve për tregun amerikan.
E pati fatin të angazhohet në zanatin që aq shumë e do. E këtë mundësi, vajzës nga Kosova ia ka ofruar tregu amerikan. Njomëza Vitia, është një tjetër yll shqiptar në ngritje.
Dhe për të treguar talentin e saj në muzikë, ajo është duke punuar fuqishëm me producentë amerikanë, në mënyrë që zëri i saj të tingëllojë bukur në veshin e secilit artdashës.
Ndonëse Kosova mbetet një vend që ajo dëshiron të depërtojë përmes muzikës së saj, Vitia hë për hë pretendon suksesin në Amerikë…(Tribuna).