Eko Higjiena

Shqiptarja që po i çmend serbët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Është padyshim njëra ndër shqiptaret më seksi. 22 vjeçja Iris Shala e cila kohë më parë u zgjodh për “Playmate July 2013″ dhe me këtë u bë shqiptarja e parë që zgjidhet në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave në Playboy, ka hasur në keqkuptim me mediet serbe të cilët ditë më parë e kanë publikuar një foto të saj dhe me një tekst me pretendenca politike.

Gjest ky që është bërë pa autorizim të modeles dhe artistes tonë. Por kjo gjë që nuk ka kaluar pa u parë nga vetë Irisi e cila në faqen zyrtare të saj në Facebook ka reaguar. “Sapo kuptova që Serbia më ka futur në numrin e gushtit të Playboy me një artikull shumë politik. Sidoqoftë: letrat e adhuruesve të mi kanë arritur. Kam adhuruesit më të mirë”, janë këto fjalët që modelja i ka shkruar në faqen zyrtare të saj, drejtuar medieve serbe.

UBT

Ndryshe bukuroshja shqiptare është mbesa e aktorit të shquar të gjeneratës së parë të aktorëve të Teatri dhe Filmit në Kosovë Abdurrahman Shalës./Indeksonline/