Shqiptarja në “rrezik” nga sulltanesha

Tashmë është bërë e njohur pjesëmarrja e shqiptares, Almeda Abazi në serialin e famshëm turk, “Muhte?em Yüzy?” (Shekulli i Madhërishëm”) apo siç është i njohur tek ne si, “Sulltani”.
Në sezonin e ardhshëm të serialit, Almeda luan rolin e një vajzë italiane, Valeria, e cila së bashku me një shoqe të saj, Cecilia, jetojnë në pallatin e Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe dërgohen në pallatin e Sulltanit.
Almeda ka publikuar një fotografi nga xhirimi, ku shihet në ballkonin e famshëm të dhomës së Sulltan Sulejmanit. Ndërkohë, Sulltanesha në serial është tepër luftarake ndaj femrave që i afrohen sulltanit./ina/