FIDANISHTJA

Shqiptarja në krye të një rrjeti ndërkombëtar të drogës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pjesëtarët e rrjetit të drogës dyshohen të kenë bërë një tregti të bujshme në relacionin Shqipëri, Greqi dhe Holandë.

Një shqiptare 31 vjeçe është arrestuar në kuadrin e një serie bastisjesh që ka bërë policia gjermane në qytetet Lehrte dhe Brauenschweig. Shqiptarja konsiderohet të jetë kreu i një rrjeti ndërkombëtar të tregtisë me drogë që është shpartalluar me këtë rast.

Fillimisht, në duart e policisë kishte rënë bashkëshorti i shqiptares, një rus 37 vjeçar. Ai po voziste një makinë pa tabela regjistrimi dhe duke parë se policia do ta ndalonte, kishte bërë përpjekje për të ikur. Por policët e kishte kapur atë, me ç`rast i kishin gjetur 20 gramë heroinë, 2 gramë dhe 130 gramë marihuanë.

FIDANISHTJA

Gjurmëve të tij, policia ka arrestuar edhe shqiptaren 31 vjeçare dhe një burrë 35 vjeçar, gjerman nga Rusia. Në konton e rrjetit të tyre të narkotikeve shkojnë 40 kilogramë të marihuanës, të cilat janë gjetur në muajin maj në një veturë të përshtatur në mënyrë speciale për të bartur drogë. Vetura ishte ngarkuar në Greqi dhe kishte mbërritur në Göttingen të Gjermanisë. Nga ky qytet, droga duhej të shpërndahej më tutje në Hanover.

Sipas policisë, pjesëtarët e rrjetit të drogës dyshohen të kenë bërë një tregti të bujshme në relacionin Shqipëri, Greqi dhe Holandë.

Policia vlerëson se shuma e përgjithshme e drogës së kapur është mbi 250 mijë euro ndërsa të arrestuarit mund të dënohen me burg shumëvjeçar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.