Eko Higjiena

Shqiptarja, modelja më e kërkuar në Zvicër

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që nga mosha 16 vjeçare ka filluar të merret me modelim, ndërsa sot ajo është e preferuara e shumë fotografëve zviceranë dhe atyre shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.
“Jam fotografuar me fotografët më të njohur zviceranë dhe është kënaqësi e imja gjithmonë kur foto grafohem.Së fundi kemi realizuar një set fotografish më fotografin shqiptar Admir Saitin që je ton po ashtu në Zvicër. Jam ndarë shumë e kënaqur më punën dhe profesionalizmin e tij”, shprehet bukuroshja Demiri në një bisedë për “albinfo.ch”.

Vajza shqiptare e cila është e lindur në Maqedoni por që nga mosha 2 vjeçare jeton më prindërit e saj në Lucern të Zvicrës, ka reklamuar për firma të njohura në këtë vend.

“Gjatë këtyre viteve kam pasur suksese të shumta në fushën e modelimit. Kam reklamuar për firma të ndryshme dhe të njohura si: “Vagus”, “Anti Flirt Paris”, “Lady’s secret”, “Dental Spa” e shumë të tjera”, tregon ajo për sukseset e saj.

Nora, edhe aktore

Mobi Casa

Modelimin e ka pasion por pëlqen edhe aktrimin. Sukseset që ka pasur modelja jonë, kanë bërë që ajo të përzgjidhet edhe nga këngëtari Ardian Bujupi që të jetë pjesë e kli pit më të ri “Wahnsinn”. Në këtë klip, Nora tregon aftësitë e saj aktoreske duke e luajtur rolin e saj më shumë profesionalizëm.

“Ardiani ka kërkuar një modele nga Zvicra dhe për fatin tim të mirë më ka zgjedhur mua”, shprehet ajo dhe shton: “Jam e lumtur që videoklipi është pëlqyer dhe po klikohet shumë ”. E, teksa shihen skenat e klipit, natyrisht se gojëligët janë kureshtarë të dinë që
mos ka diçka më shumë rreth tyre: “Ardiani e kam mik të mirë. Në klip unë jam munduar që në mënyrë profesionale të luaj rolin e aktores dhe modeles njëkohësisht. Mendoj se rolin tim e kam kryer më sukses”, sqaron Nora.

Jeta private

Nora e vlerëson pamjen e jashtme por për të më e rëndësishme është bukuria e brendshme. Miqtë e saj e njohin si një vajzë të qetë dhe optimiste. Është paksa e rezervuar për të folur për jetën sentimentale, ndërkaq pasi na thotë se nuk i beson dashurisë në shikim të parë, ajo tregon edhe cilësitë që duhet të ketë një mashkull që të jetë personi i duhur i saj: “Mashkulli duhet të jetë i sinqertë, i hapur në biseda, komunikativ dhe me humor” pohon Demiri për “albinfo.ch”
Në të ardhmen Nora mendon që të vazhdojë me drejtimin e zgjedhur të saj për radiologe, ndërsa nuk do ta lë anash as fushën e modelimit më të cilën ajo tash e sa vite është e lidhur ngushtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.