Shqiptarja kandidon për anëtare të Parlamentit Evropian

Shumë të rinj dhe të reja shqiptare kanë shkëlqyer nëpër botë me talentin dhe aspiratat e tyre sa vijnë e rriten. Një prej tyre është edhe 27-vjeçarja Arba Kokalari, e cila synon që të jetë pjesë e Parlamentit Evropian.
Shqiptaro -suedezja, vajza e një diplomati shqiptar, u shpërngul për të jetuar në Suedi në moshën 5-vjeçare.
Ajo flet një shqipe të pastër (edhe ose në videon e mëposhtme nuk duket pasi flet suedisht), kjo falë kulturës së saj në familje, pasi të afërmit e saj i ruajnë me fanatizëm traditat shqiptare, e sidomos gjuhën Shqipe.
Edhe pse e re në moshë, Arba synon që të angazhohet në politikë, pasi e sheh këtë të fundit si të lidhur ngushtë me jetën e saj. Ajo ka mbaruar studshmet për Politikë Evropiane, dhe dëshiron që profesionin e saj mos ta lërë për të punuar në ndonjë punë tjetër, por ta shohë të ardhmen e saj pikërisht në atë fushë ku dhe ka investuar disa nga vitet e jetës së saj, transmeton shekulli.
Kokalari është në listën e partisë së qeverisë suedeze, e quajtur “Partia Moderate” si një kandidaturë për deputete në Parlamentin Evropian. /Telegrafi/