Uji Dea

Shqiptarja i fut hajnat në frigorifer

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drenusha Ibishi, një shitëse shqiptare në rrjetin e marketeve Denner në Argau është treguar e guximshme duke kapur dy vajza rumune 12-16 vjeçe, të cilat po i mbushnin çantat e tyre me gjërat e vjedhura, raporton Tele Zürich.

19-vjeçarja i kishte hetuar në kamerat e sigurimit se dy vajzat po e vidhnin shitoren ku punonte. Ajo pas konsultimit me shefen e saj kishte arritur t`i kapte duke vjedhur dhe i kishte mbyllur në frigoriferin e Dennerit derisa ka arritur policia.

Shitësja shqiptare i kishte vërejtur në hyrje dy vjazat rumune se ia kishin mësyrë Dennerit për të vjedhur.

Mobi Casa

„Nuk kisha frikë sepse ishin vajza të reja. Do të isha frikësuar dhe nuk do ta kisha marrë një veprim të tillë nëse do ishin hajna të rrezikshëm”, tha Ibishi.

Edhe udhëheqësi i kësaj filiale të Dennerit, shqiptari Halil Bajrami e kishte bërë të njëjtën para dy viteve me dy azilkërkues.

Një veprim i tillë i guximshëm i shqiptares është vlerësuar mirë nga policia zvicerane.