Uji Dea

Shqiptarja humb tragjikisht jetën në Athinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një vajzë 24 vjeçare nga Shqipëria humbi jetën në një aksident tragjik që ndodhi në zonë e “Petrou Rali” në Athinë.

Viktima është Aldiora Dingo, 24 vjeçe, nga Berati e cila jetonte në Greqi me familjen e saj, raporton Noa.

Fundamenti

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin grek Athinë. Aldiora gjendej në trotuar kur krejt papritur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka pushtuar trotuarin duke e plagosur rëndë 24 vjeçaren.

Për shkak të plagëve fatale që mori, Aldiora humbi jetën.
Familja e të ndjerës ka njoftuar përcjelljen e Aldiorës për në banesën e fundit, paraditen e sotme (e shtunë) ora 11:30 në varrezat “Petru Rali” të Athinës.