KKVITI

Shqiptarja godet “hajnin” me shishe të thyer, merr dy vite burg

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ajo është dënuar me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut e Cyrihut për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe për delikte tjera

Shqiptarja 23 vjeçe nga Maqedonia, Besnike I., është dënuar të mërkurën me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut e Cyrihut për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe për delikte tjera më të vogla. Besnikja, sipas shpjegimit të saj, në vetëmbrojtje, e ka goditur në fytyrë me një shishe të thyer një person për të cilin kishte menduar se ia kishte vjedhur çantën.

Veç dënimit me burg, vajzës atraktive nga Cyrihu i është shqiptuar edhe masa e dëmshpërblimit prej 15.000 frangash që ajo duhet t`ia paguajë të dëmtuarit. Po ashtu trupi gjykues i ka caktuar edhe një psikoterapi ambulante. Në rast se ajo nuk jep rezultat, e dënuara mund të mbahet më gjatë edhe në spital psikiatrik.

Dënimi i shqiptuar ende nuk është i plotfuqishëm njofton albinfo.

Prokurori kishte kërkuar dënim me 8 vjet heqje lirie, për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor. Por, trupi gjykues ka marrë si rrethana lehtësuese pranimin e fajit nga ana e të dënuarës si dhe përgjegjshmërinë e ulur që kishte pasur vajza në rastin e kryerjes së veoprës penale (për shkak të konsumimit të alkoolit).

RCCOLA

Sipas akuzës, më 19 nëntor 2010, në orët e vonshme të natës, vajza atëbotë 21 vjeçe po ecte rrugës me dy shoqërues (meshkuj) nëpër rrugën Langstrasse të Cyrihut. Papritur kjo treshe fillon ndjekjen e një personi të cilin e kishin konsideruar si vjedhës të çantës së vajzës.

Pasi e zënë personin në fjalë, Besnikja e godet atë fuqishëm me një shishe të wodkës në kokë. Kur ai tashmë kishte rënë përdhe, ndërsa dy shoqëruesit e saj po vazhdonin ta keqtrajtonin, Besnikja, me një copë qelqi të thyer ia pret atij pjesën e majtë të fytyrës. Pak pas këtij akti, vajza arrestohet dhe prej atëherë ndodhet në burg.

Gjatë kësaj kohe është konstatuar se ajo në majin e vitit 2010 e kishte kafshuar në krah një vizitor në një klub të Cyrihut ndërsa vëllanë e këtij të fundit e kishte sulmuar me pffeferspray në fytyrë.

Dy shoqëruesit e Besnikes në natën e 19 nëntorit 2010 kanë marrë dënime prej 14 muajsh me kusht për dy vjet secili, për veprën penale sulm të dhunshëm.