RCCOLA

Shqiptarja e Miss Universe Italia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nada Zhiti, është shqiptarja që është bërë e njohur në shtetin italian si modele. Vitin e kaluar ajo ka qenë pjesë e konkursit të bukurisë ‘’Miss Universe’’, për të përfaqësuar Italinë në këtë garë të bukurisë.

Në mesin e 40 bukurosheve nga mbarë Italia, Nada ka arritur që të radhitet e teta në listë si më e bukura e vendit, në këtë ngjarje kombëtare që mbahet në Sicili. Ndonëse nuk arriti të fitojë ndonjë vend më lart, ajo mori çmimin ‘’Miss Cinema’’.

Sipas Zhitit, kjo përvojë i ka dhënë më tepër se një titull bukurie:

Uji Dea

“Përvoja në “Miss Universe Italia” më mësoi shumë gjëra, duke më treguar se për një javë mund të bëhen 8 ditë pune e jo shtatë , ecje pa fund, koreografi në diell me orë të tëra e në fund ndoshta edhe të paarsyeshme. Në të njëjtën kohë kam pasur shumë momente të vështira si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, por edhe njerëz të cilët më kanë mbështetur pa masë për të dalë nga këto situata. Fitova “Miss Cinema”, një çmim që përfshin përveç bukurisë edhe fotozheninë, duke përfshirë këtu fotosesionet dhe imazhin tim, gjë që më dha mundësinë të tregoj veten nëpër fotosesione pa fund”.

’Jam shumë e lumtur dhe krenare për rezultatin që kam arritur në garat në të cilat kam marrë pjesë deri më tani, sepse gjithmonë këtë punë e kam menduar vetëm si lojë dhe asnjëherë nuk e kam marrë me seriozitet”, ka shtuar ajo për mediat shqiptare.

Tutje, ajo ka rrëfyer se që nga momenti kur njerëzit me eksperiencë në këtë fushë i janë drejtuar për projekte të rëndësishme, ajo ka ndryshuar mendje duke e marrë me më shumë seriozitet këtë punë.