RCCOLA

Shqiptarit në Kllokot ia kositin livadhin pa dijeninë e tij

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sipas ankuesit shqiptarë persona të pa njohur për momentin kishin hyrë në pronën e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës nga Kllokoti dhe të njëjtit i kishin kositur livadhin në sipërfaqe prej një hektari njoftoj policia e Gjilanit.

Sipas policisë në Stacionin Policor të Kllokotit është raportuar rasti “Dëmtim i Pronës” i cili ka ndodhur po në Kllokot.

Sipas ankuesit persona të pa njohur për momentin kishin hyre në pronën e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës nga Kllokoti dhe të njëjtit i kishin kositur livadhin në sipërfaqe prej një hektar tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

RCCOLA

Pas hetimit të rastit është zbuluar se i dyshuar i këtij rasti është M. I. nga Fshati Lubisht.

Me 15.07. 2014 i dyshuari është ndalur nga njësitet e stacionit policor të Kllokotit ku është intervistuar.

I njëjti me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe rasti shkon në Gjykatë./rajonipress/