FIDANISHTJA

Shqiptari vret tiranasin në Berlin, pastaj vetëvritet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një vrasje e përgjakshme është shkaktuar në orën 20:40, para një ndërtese në rrugën “Rückertstrasse” të Berlin-Chalotenburg, ku një person është qëlluar me armë zjarri në rrugë të hapur, mbrëmjen e së shtunës. Motivi i vrasjes mbetet i çuditshëm, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas policisë, viktima është shtetas 47-vjeçar shqiptar. Blendi G. thuhet se është vrarë me një të shtënë nga afërsia. Detaje më të hollësishme, policia gjermane nuk jep për momentin.

Sipas hetimeve fillestare, si duket sulmuesi viktimën e ka pritur para shtëpisë. Dyshohet se viktima 47-vjeçare ka ardhur ndoshta nga stacioni i metrosë, rrugës për në shtëpi, në rrugën “Schillerstrasse”.

Sulmuesi i dyshuar 60-vjeçar, gjithashtu një shtetas shqiptar, gjithashtu ka ndërruar jetë. “Pas kryerjes së krimit, ai armën e ka drejtuar në vetevete”, shpjegon një zëdhënës i policisë, transmeton Albinfo.ch. Pas pak kohësh, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të afërt, nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.

KKVITI

Forenzika dhe komisioni i 7-të i vrasjeve, rastin e kanë hetuar deri në orët e vonshme. Në vendin e ngjarjes, ata gjetën një armë dhe ndaj kufomave është paraparë një obduksion.

“Motivet janë krejtësisht të paqarta”, thotë zëdhënësi i policisë.

Pasi që rruga ishte ende relativisht e frekuentuar në kohën e krimit, hetuesit shpresojnë se dëshmitarët e kanë parë krimin. Policia nuk përjashton mundësinë që motivi i krimit është privat. Të dy shqiptarët kanë qenë të regjistruar me një adresë në Berlin.

Blendi G., i cili është rritur në Tiranë, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë: Një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare. Ai ishte një roje sigurie në një dyqan veshjesh në Kudamm. Personat që e kanë njohur, nuk mund ta shpjegojnë aktin e përgjakshëm. “Ai ishte një djalë i mirë dhe nuk kishte ndonjë armik”, pohon një mik i ngushtë i shqiptarit të vrarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.