Hidromorava

Shqiptari vret të bijën dhe dhëndrin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të premten ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në Kösching të landit të Bavarisë, Gjermani. Me atë rast një shtetas 68 vjeçar i Shqipërisë ka vrarë të bijën dhe bashkëshortin e saj. Policia üeshtë në kërkim të motivit të kësaj vrasjeje makabre. Indikacionet e para të marra nga hetimet flasin për nje konflikt pronësor. Në mes të vrasësit dhe viktimave po vazhdonte prej vitesh një kontest lidhur e shitjen e një trualli, njofton deutschland rundfunk.

68 vjeçari ka vrarë me një pistoletë në shtëpinë e tyre të bijën 39 dhe dhëndrrin 35 vjeçar. Fqinjtë që kanë dëgjuar krismat e kanë alarmuar policinë, trasmeton albinfo.ch.

Kur kanë ardhur në vendin e ngjarjes, policët kanë gjetur dy personat e përmendur të qëlluar me armë. Përpjekjet për ndihmë kanë qenë të kota.

ARKATANA

Dorasi, i cili gjate kryerjes së krimit kishte qenë në gjendje të dehur është arrestuar pak kohë pas aktit.

Ai ka pranuar veprën para policëve të parë që e kishin kapur por më vonë gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari hetues shqiptari nuk ka dashur të flasë më.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.