Hidromorava

Shqiptari vret gruan dhe arratiset me fëmijën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve mbrëmjen e së mërkurës, në Selanik, Greqi.Mësohet se 34-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij greke, në prani të fëmijëve.

Pas kryerjes së krimit, ai është larguar nga shtëpia duke marrë me vete një prej fëmijëve.

Mobi Casa

Fqinjët e çiftit kanë lajmëruar policinë, e cila ka gjetur gruan të vdekur. Dyshohet se 34-vjeçari mund të ketë udhëtuar drejt Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. /Shekulli/