Mobi Casa

Shqiptari ua prish hesapet mundësve zviceranë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Mundësi i vetëm shqiptar, Naim Fejzaj, të dielën ngjitet në ringun e Ditës Federale të mundësve juniorë për Zvicrën lindore që mbahet në Entlebuch.

Synimi i tij është i qartë: “Unë dua të bëj pjesë në mesin e më të mirëve”, thotë Fejza.

Gjithsej në këtë garë do të marrin pjesë 150 mundës juniorë.

Tinejxheri 100-kilogramësh bën pjesë në delegacionin prej 12 anëtarësh të Zvicrës lindore. Frikë nga kundërshtarët nuk ka fare.

“Por, ka vetëm respektin e nevojshëm ndaj tyre”, shprehet ai.

Mundësi i vetëm shqiptar, Naim Fejzaj, u ka rënë në sy edhe mediave zvicerane.

“20min” shkruan se Naim Fejzaj është një përjashtim në skenën e sportit tradicional të mundjes ose “Schwingen”, siç njihet në Zvicër. Kosovari konsiderohet talent i madh.

Ai është një nga entuziastët më të medhenj në Zvicrën lindore. 17-vjeçari që nga viti 2007 është pjesë e klubit të mundjes Wolfhalden.

Gasser Rolf, kryetar i Shoqatës zvicerane të mundjes, tha se vetëm një për qind e mundësve kanë prejardhje të huaj. Aktualisht shoqata ka 5000 mundës aktivë.

Uji Dea

Një koleg e kishte joshur Fejzen për pesë vjet që t’i bashkangjitet në stërvitjet e mundjes. “Nuk isha edhe aq i intersesuar”, thotë Fejza. Por, pavarësisht se nuk kishte treguar interesim, ai vazhdonte të ishte i pranishëm në stërvitje.

“Gjithmonë ishte më interesante”, thotë Fejzaj. Talenti i kosovarit u zbulua shumë shpejt.

Në pjesëmarrjen e tij të katërt në festën e mundësve ai arriti në finale

Por, nuk e kishte edhe aq lehtë. “Më është dashur që shpesh të dëgjoj shprehje të rënda”, thotë Fejzaj.

Kështu, ai është ngacmuar në lidhje me mbiemrin e tij ekzotik, ose është pyetur: “Çfarë do ti këtu?” Mirëpo, momentet e këtilla nuk kanë mundur t’ia marrin atij kënaqësinë që ka për sportin e mundjes. “Unë, në raste të tilla, përpiqesha që thjesht të evitoja ngatërresat”, thotë Fejzaj.

Naimi Fejza ka lindur në Zvicër. 30 vjet më parë prindërit e Fejzës kishin migruar në Zvicër. Babai i tij është nga Kosova, ndërsa nëna është nga Kroacia. Fejza bashkë me nënën e tij në moshën shtatëvjeçare kishin marrë nënshtetësinë zvicerane.

Si i vogël kishte treguar interesim për sportin. Naimi ishte në fillim pjesë e një klubi të xhudos dhe hendbollit.

Kur ai filloi me sportin e mundjes, së pari duhej t’u shpjegonte prindërve në lidhje me këtë sport zviceran.

“Ata nuk e dinin se çfarë sporti mund të jetë mundja”, thotë 17-vjeçari.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.