ARKATANA

Shqiptari shpëton të dehurin nga treni duke rrezikuar veten

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Senati 28 vjeç ka vrapuar mbi binarë dhe ka tërhequr të dehurin me gjithë fuqinë që kishte. Ndërsa i shpëtuari, jo vetëm që nuk e ka falënderuar por e ka mbuluar me të shara.

Senat Iseni, shef i kioskës që shet brezel (pjekurina brumi) në stacionin e trenave Staldelohofen të Cyrihut po rrinte bashkë me shefin e shitjes për regjion, Francesco Zarvbo kur papritur dëgjoi njerëzit e sigurimit që nga ana tjetër e shinave të bërtisnin “Ndaleni!”. Vetëm pas kësaj ai pa se si ata po vraponin pas një njeriu. “Ishte tërësisht i dehur”, thotë Iseni. Dhe, papritur i dehuri zbriti në bunarë me ç`rast mori në thua në shina.

“E pashë se si treni po afrohej”. Senati, me reagimin e tij të vendosur, siç tregon më vonë Marco Cortesi, shef për medie në Policinë e Qytetit të Cyrihut, ka vepruar me guxim. “Ai meriton respekt”, thotë Cortesi por njëherësh tërheq vërejtjen nga vrapimi qorras nëpër binarë. Pasi që në një stacion kaq të frekuentuar si ky, je gjithmonë në rrezik jete.

Shqiptari 28 vjeç ka vrapuar me shkathtësi të veçantë mbi binarë dhe ka tërhequr të dehurin në peron me gjithë fuqinë që kishte. “Dëshmitarët më kanë treguar më vonë se unë e kisha tërhequr këmbën nga binari vetëm një sekondë para se të vinte treni”, tregon Senati. Ai as që e kishte perceptuar këtë gjendje në atë moment. “Vetëm kam vepruar”.

ARKATANA

Dhe, pas të gjithave, i shpëtuari, rreth të tridhjetave, jo vetëm që nuk e ka falënderuar por e ka mbuluar me të shara, “Ishte agresiv dhe më shante”, thotë Iseni. për 20minuten dhe për telezürich. Ai më tutje nuk di se ç`është bërë me të.

Sidoqoftë, Senati thotë se sërish dhe në çdo kohë do të vepronte njësoj. “Nuk mund ta lësh dikë thjesht ashtu në rrezik!”. Njësoj këtë e sheh edhe kolegu i tij i punës, Kemal Misimi (21 vjeç), i cili e ka parë zhvillimin e ngjarjes. “Megjithatë pasi ka kaluar gjithçka jam ndjerë i shokuar – shefi im ka qenë në rrezik të madh”.

Bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Senatit, Vanessa Bitto nuk dëshiron fare të çojë mendtë se çfarë ka mundur të ndodhë, gjegjësisht se kjo punë mund të kishte një përfundim të keq. “Jemi duke pritur fëmijën e dytë”, thotë ajo.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.