UBT

Shqiptari shpëton gruan nga vetëvrasja duke e pritur në krahët e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët”, thotë Ziberi, duke treguar se si e ka shpëtuar gruan që donte të bënte vetëvrasje

Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga burimi i zërit dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë u ngrita menjëherë dhe shkova në drejtim të dritares, tregon shqiptari 36 vjeçar nga Bazeli, Ramadan Ziberi. Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në mes të Bazelit.

Ai i ka folur gruas që kërcënonte të hidhej nga lartësia prej tetë metrash por ajo nuk ka dashur të dëgjojë. Pastaj pa menduar asgjë dhe instinktivisht i ka hapur krahët ashtu që ajo të binte në ta”.

Prokuroria ka sqaruar më vonë se gruaja e re donte të bënte vetëvrasje.
“Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët”, thotë Ziberi”. Gruaja ka kërcyer nga kati i dytë dhe pasi është penguar nga kanatat e dritareve ka rënë drejt në krahët e shpëtimtarit të saj, shkruan 20minuten.ch.

HW

“Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur”, shpjegon Ziberi, i cili tashmë është bërë heroi i ditës në Bazel, transmeton albinfo.ch.

Ai ende nuk e ka përpunuar gjithë zhvillimin e ngjarjes. Vetëm kujton se askush nga kalimtarët nuk ndërmerrte asgjë .
“Gjithë natën kam qëndruar pa gjumë. Më dhime shpina ndërsa adrenalina pulsonte në damarë.

Tash, kur çdo gjë ka kaluar, akti trimëror i Ziberit ka marrë dhenë. Njerëzit e panjohur ia rrahin krahët dhe e falënderojnë e shikime. Ndërsa për vajzën e tij 10 vjeçe ai tashmë është hero. “Ajo më ka pyetur nëse kam shpërndarë autografe”, qeshet Ziberi./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.