FIDANISHTJA

Shqiptari Senat Iseni nominohet për çmimin e Guximit “Prix Courage”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Më 30 tetor ndahet çmimi “Prix Courage”, të cilin nga viti 1997 redaksia e revistës “Beobachter” e ndan nga viti 1997 për qytetaren ose qytetarin më të guximshëm të vendit. Ajo ose ai person (ose edhe organizatë), që përzgjidhet për të fituar këtë çmim e ka merituar atë me ndonjë veprim të guximshëm, vetëmohues, duke shpëtuar tjetrin ose duke i sjellë shoqërisë ndonjë të mirë tjetër.

Në mesin e të nominuarve dhe fituesve të këtij çmimi deri tash ka pasur disa herë edhe shqiptarë nga Zvicra. Për vitin 2012 atë e kishin fituar tre të rinj shqiptarë: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut. Ata ishin shpërblyer për guximin dhe vetëmohimin e treguar duke i shpëtuar jetën një babai 46 vjeçar të dy fëmijëve të cilet po mbyteshin në lumin Rajna në Diesenhofen
Vitin e kaluar ka qenë Fitore Kastrati, një nxënëse 16 vjeçe nga Hombrechtikon-i i Cyrihut, e cila pati marrë së bashku me shoqen e saj zvicerane çmimin për të rinj “Prix Courage”.

FIDANISHTJA

Edhe këtë vit në mesin e gjithsej 7 të nominuarve është edhe një shqiptar: ai është Senat ISeni, shqiptar nga Maqedonia, me qëndrim në Dietikin të Cyrihut. Ai në fillim të këtij viti e kishte shpëtuar në sekondën e fundit nga vdekja e sigurt një person të dehur, i cili kishte rënë në binarët hekurudhorë ndërkohë që treni po afrohej. Senati nuk kishte menduar dy herë por me guxim dhe përqendrim të madh e kishte nxjerrë personin në fjalë nga rreziku akut i shkeljes prej trenit.

Të nominuarit tjerë janë: Petra dhe Bruno Zürcher nga Buchs-i (ZH), Alexander Marx nga Vulpera (GR), Mussie Zerai nga Erlinsbach-u (SO), Erna Niedermann nga Flawil-i (SG) dhe Bianca Keller nga Dietischwil-i (SG).
Me çmimin e përmendur është e lidhur edhe shuma prej 15.000 frangash. Fituesin e përcakton publiku përes votimit me telefon ose me sms-a por edhe juria e udhëhequr nga deputetja e SP/PS-së Pascale Bruderer./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.