Shqiptari rrëzohet nga 10 metra dhe vdes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një shqiptar, punëtor 27 vjeç i ndërtimtarisë ka humbur jetën të mërkurën paradite derisa po punonte në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Rreth orës 10.30 shqiptari është rrëzuar nga lartësia 10 metra ku po punonte në një konstruksion kulmi. Si pasojë e plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Uji Dea

Ndërkohë, autoritetet kompetente janë duke sqaruar rrethanat e fatkeqësisë dhe hollësitë lidhur me identitetin e të riut fatkeq.

Lidhur me aksidentin është njoftuar edhe inspektorati përkatës i punës, njofton regionews.at.