UBT

Shqiptari që vallëzoi përkrah Rihanna-s

/ 4 minuta lexim

Si një valltar, Burim Jusufi, tashmë ishte në skenë me këngëtaren e njohur botërore, Rihanna-n. Tani ai nënshkroi një kontratë vjetore me “Cirque du Soleil” në Las Vegas. Ai vazhdon të na befasoj me sukseset e tij. Ai në vitin 1999 ka filluar të merret me “Break dance” dhe tani është një valltar profesionist.

Ai arriti të triumfoj e të bëhet valltari kryesor i Rihanna-s për turne në Australi në vitin 2011. Burimi doli triumfuese në mesin e 600 konkurrentëve nga e tërë bota. Burim Jusufi, së bashku me vëllanë e tij, Iljazin tashmë “ka arritur gjithë çfarë mund të arrihet” në skenën e vallëzimit modern në Zvicër.

Ai, në moshën 25-vjeçare, ka pas vetes dy tituj kampioni në vallëzimin “Break-dance” dhe ka bërë përcjelljen me pika vallëzimi shumë video të këngëtarëve dhe grupeve më të njohura zvicerane të muzikës rap, hip-hop etj.

Ai tani profesionin e tij do ta vazhdojë në Amerikë, dhe shpreson që sukseset nuk do të mungojnë as këtu. Për më shumë rreth profesionit dhe jetës së tij private do të na tregoj ai në intervistën e dhënë për “Zëri”.

– A mundeni në fillim të na tregoni ku ke lindur?
– Unë kam lindur në Shkup të Maqedonisë në vitin 1985. Në vitin 1992 jam larguar të jetoj ne Basel të Zvicrës. Atje jam rritur dhe kam kaluar pjesën më të madhe të jetës.

– Kur keni vendosur të zhvendoseni për në Las-Vegas?
– Në muajin korrik të vitit 2012 kam vendosur të zhvendosem në Las-Vegas. Pasi që përfundova turneun me Rihanna-n vendosa ta vazhdoj karrierën time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

– Në cilën moshë keni filluar të merreni me vallëzim?
– Në vitin 1999 kam filluar të vallëzoj “Break-dance”, ndërsa në vitin 2003 kam filluar të studioj stilet tjera të vallëzimit si hip-hop, house etj.

RCCOLA

– Si keni vendosur të shkoni në audicion që të bëheni valltar i Rihanna-s?
– Në vitin 2010 isha duke marrë orë vallëzimi në Los-Angeles, aty Rihanna po mbante një audicion për turneun e saj të Australisë për vitin 2011. Spontanisht mora vendimin që të garoja edhe unë për turne, dhe isha me fat pasi e fitova rolin e valltarit kryesor të Rihanna-s. Në audicion ku kanë marr pjesë 600 veta, vetëm një mund të fitonte kështu që me të vërtet mendoj se isha me fat.

– Si ndiheshit të vallëzoni me Rihanna-n?
– Të vallëzoja për Rihanna-n ishte një eksperiencë që do të mbetet gjatë ne kujtesën time, sepse ajo është ndër artistët më të mëdha botërore. Ishte ndjenjë madhështore të jesh në skenë të tillë dhe me një yll botëror. Ajo për mua ishte dëshmi që më tregoj që jam duke përparuar shumë si valltar.

– A e keni vizituar ndonjëherë Kosovën? A ju ka pëlqyer?
– Kur po vizitoja prindërit e mi në Shkup vendosa të vizitoja edhe Prishtinën në fillim të vitit 2012, para se te zhvendosesha për në Las-Vegas. Ishte hera e parë për mua që vizitova Kosovën dhe më ka pëlqyer shumë. Ishte një ndjenjë e veçantë.

– A ndjeheni shqiptar apo zviceran?
– Pasi që jam rritur në Zvicër natyrisht qe ndjehem pak zviceran, por do të thosha që më shumë ndjehem shqiptar definitivisht.

– Me çfarë po merreni tani?
– Tani kam nënshkruar kontratë me “The Beatles Love show” nga Cirque du Soleil këtu në Las-Vegas dhe kjo kontratë zgjat deri në gusht të vitit 2014.

– Çfarë janë planet tuaja në të ardhmen?
– Në të ardhmen po planifikoj që të zhvendosem në Los-Angeles, atje planifikoj që të merrem me projekte tjera.

– Cili është mesazhi juaj për adhuruesit?
– Mesazhi im për adhuruesit është se nëse keni një ëndërr ndiqeni. Mos i leni të tjerët që të ju bëjnë të mendoni që nuk mundeni ta realizoni ëndrrën. Por gjithashtu duhet të punoni shumë të realizoni ëndrrën që keni, pastaj duhet të punoni edhe më shumë që ëndrrën e realizuar ta ktheni në profesion. Me te vërtet është vështirë por ja vlen në fund./Zëri/.