Shqiptari që rrezikon burg të përjetshëm në Amerikë
Viktor Shaholli, 64 vjeç akuzohet nga gjykata amerikane për vrasje të shkallës së pare dhe rrezikon dënimin me vdekje. Shaholli në 20 nëntor 2011 vrau duke e qëlluar me shotgun kunatin e djalit të tij, Dashamir Matjanin. Dashamiri po ndihmonte Viktorin për të bërë rikonstruksionin e banesës, por Shaholli e goditi, sepse Matjani e kishte sharë nga familja.
Avokati i Shahollit ka ngritur pretendimin se klienti i tij nuk duhet të dalë në gjyq për vrasje, sepse nuk është mendërisht në rregull për t’u paraqitur në gjykatë. Për të mbrojtur këtë pretendim avokati i Shahollit i ka ofruar gjykatës dëshmitë e dy të burgosurve për vrasje, që e kanë njohur në burg Shahollin.
Gjykata pasi dëgjoi edhe dëshmitë e mjekëve psikiatër dhe të psikologëve arriti në konkluzionin, që Shaholli po simulonte gjendjen e të sëmurit mendor. Në këto kushte gjykata vendosi të vazhdojë gjyqi për vrasje të shkallës së parë. Seanca e radhës e këtij gjyqi u caktua në 8 korrik 2014.


