HW

Shqiptari provon të transportojë drogë me një taksi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një shqiptar 21-vjeçar është zënë në kufirin gjermano–holandez me një gjysmë kilogrami drogë të llojit kokainë, teksa provonte me një taksi holandez ta transportonte nga Roterdami për në Kassel.

Si pasagjer i një taksi, një i ri shqiptar dëshironte gjysmë kilogrami Kokainë ta transportonte nga Roterdami në Kassel. Për udhëtimin 400 kilometra nga Roterdami për në Kassel ai kishte paguar taksistin holandez 450 euro.

Mirëpo në kufirin gjermano-holandez kufitarët gjermanë e ndalojnë taksistin për kontroll, me ç’rast gjejnë 526 gram drogë të llojit kokainë. “Kjo është hera e dytë që unë udhëtoj me të”, i ka thënë taksisti policisë, duke mos pranuar asnjë lloj fajësie.

Ndërkohë një zëdhënës policie ka thënë: “Gjatë kontrollimit policët gjetën një paketë me 526 gram kokainë, një kartel identifikimi dhe një fletë transaksioni, e lëshuar nga një bankë në vlerë prej 500 eurosh”, shkruajnë mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.

FIDANISHTJA

Vlera e “mallit”, të cilën e bartte shqiptari, sipas medieve gjermane kap shumën e 34 mijë eurove.

Shqiptarit i është shqyrtuar masa e paraburgimit, ndërsa taksisti është liruar të vazhdojë udhëtimin.

Albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.