Uji Dea

Shqiptari Patrick Nuo në garë për t’u bërë „mbret i xhunglës“

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Artisti shqiptaro-zviceran konkurron në spektaklin gjerman që realizohet në „xhungël“ të Australisë: „Ich bin ein Star – holt mich hier raus!“

Pas spektaklit televiziv “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon një yll) 2011, ku ishte pjesë e jurisë së këtij spektakli, krahas Diter Bohlen-it dhe Fernanda Brandao-s, shqiptaro-zviceranin Patrick Nuo do ta shohim me një shou tjetër televiziv në Gjermani.

Nuo në fillim të vitit 2013 ka pranuar të braktisë familjen për të qenë konkurrent në spektaklin që realizohet në „xhungël“ të Australisë, në kuadër të emisionit shumë të shikuar në Gjermani „Ich bin ein Star – holt mich hier raus!“

Në edicionin e shtatë të këtij spektakli janë paraqitur edhe modelja Fiona Erdmann dhe finalistja e “American Idol”, Juliette Schoppmann, shkruan “Bild”.

Për 30-vjeçarin Patrick Nuo xhungla është një rast i mirë për një rikthim para një audience të madhe.

Hidromorava

Spektakli gjerman “Ich bin ein Star – holt mich hier raus!“ pritet të fillojë më 11 janar. Patrick Nuo është këngëtar i lindur në Zvicër dhe aktualisht jeton në Gjermani.

Është pjesë e skenës muzikore që prej vitit 2003 dhe kultivon zhanrin pop-rock në gjuhën angleze.

Ka publikuar 3 albume: Welcome (2003), Superglue (2005) e Nuo (2007). Mes këngëve më të njohura figurojnë ‘5 Days’ (2003), ‘Welcome’ (to My Little Island) (2003).

Nuo ka lindur në Gettnau, në kantonin e Lucernit në Zvicër, nga një baba shqiptar dhe nënë zvicerane.

Në moshën 14-vjeçare transferohet në Hamburg të Gjermanisë, ku ka ndërtuar karrierën muzikore. Është martuar më 2005 me aktoren amerikane Molly Schade, me të cilën ka dy fëmijë.(albinfo)