Fundamenti

Shqiptari, pastiçeri më i mirë në Itali

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mario Peqini, djali 25 vjeç nga Durrësi, i cili prej disa vitesh punon në restorantin “Il luogo di Aimo e Dania” në Milano, është vlerësuar si pastiçer më i mirë i Italisë për vitin 2013.

Mario Peqini është vlerësuar nga “Identità Golose”, guida përvitshme e restoranteve më të mira të Italisë, Evropës dhe Botës që vlerëson kuzhinën dhe pastiçerinë e nivelit më të lartë.

Guida në fjalë jep këtë motivim: “Ka jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri, nga ku u largua bashkë me familjen kur ishte vetëm 13 vjeç. Me babanë magazinier dhe nënën rrobaqepëse, me pengesën e parë italishten, ka studiuar me vështirësi për t’ia dalë mbanë. Në stafin e ‘Il luogo di Aimo e Dania’, krijon ëmbëlsirat në sintoni të plotë me pjata të kripura të ofruara nga restoranti”.

Pas diplomimit si kuzhinier teknolog, ai nuk ka ndalur eksperimentimin në fushën e pastiçerisë.

Uji Dea

Fitues i disa çmimeve të rëndësishëm, si ai për krijimin më të mirë të një recete me bazë ujin, pastiçeri shqiptar është vlerësuar për aftësinë e kombinimit të përbërësve të ëmbël dhe të kripur, për përdorimin plot fantazi të elementëve nga më të larmishmit.

Në këtë periudhë krize, veçanërisht në punësimin e të rinjve, Mario është një nga ata djem me fat që jo vetëm ka një punë, por gjen kënaqësi në të, e ka pasionin e vet.

“Në rrugën time kam pasur fatin të takoj gjithnjë persona të drejtë” thotë Peiqini për portalin “Shqiptariiitalise”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.