RCCOLA

Shqiptari, para Gjykatës Federale për vrasjen e kryer në vitin 1992

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nipi i plakës së vrarë në vitin 1992 në Gerlafingen kishte bërë një kallëzim penal kundër kreut të bandës, shqiptarit Ilir Sadrijaj

Pasi që Gjykata e lartë e Soloturnit pati hedhur poshtë ankesën kundër ndërprerjes së hetimeve për vrasje në rastin e “grabitësve të dhomave të fjetjes”, rasti pret zgjidhjen para Gjykatës Federale të Zvicrës.

Në një sulm grabitçar të zhvilluar në vitin 1992 në Gerlafingen, qe vrarë në dhomën e saj të gjumit një grua 81 vjeçare. E dyshuar për kryerje të këtij krimi prej asaj kohe konsiderohet banda e “dhomave të fjetjes” e përbërë nga shqiptarë të Kosovës, e cila ishte aktive gjatë viteve 90 nëregjione të ndryshme të Zvicrës.

Megjithëse vrasja kishte ndodhur, asnjëherë nuk ishte ngritur padi për të. Neglizhime të ndryshme të bëra nga përgjegjësit lokalë të drejtësisë, sollën te vjetërsimi (parashkrimi) i delikteve tjera që lidheshin me grabitjet.

Eco Higjiena

Por, nipi i plakës së vrarë në vitin 1992 në Gerlafingen kishte bërë në vitin 2010 një kallëzim penal kundër kreut të bandës, shqiptarit nga Kosova, Ilir Sadrijaj, sot 42 vjeçar.

Pas një periudhe mbi njëvjeçare, prokuroria ndërpreu veprimet hetimore për shkak të mungesës së provave. Para një muaji dhoma e ankesave e Gjykatës së Lartë ka vendosur se nipi i gruas së vrarë para njëzet vitesh nuk ka të drejtë të bëjë kallëzim penal për gjyshen e tij, për shkakun se ai nuk kishte lidhje të afërt gjaku me gruan e vrarë.

Tash, lënda qëndron para Gjykatës federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.(albinfo.ch)