Mobi Casa

Shqiptari nuk pranon asgjë më pak se 43 milionë euro!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Odisejada e këtij “fitimi” po vazhdon tash një vit, ndërsa procesi për të është nisur për së dyti në një gjykatë austriake

Behar Merlaku nga Dietikoni i Cyrihut, në mars të vitit 2011 kishte provuar fatin në një automat bixhozi në një kazino të Bregenzit, Austri. Ajo që i kishin parë sytë në ekranin e automatit kishte qenë diçka e pabesueshme: i kishte rënë xhekpoti me shifrën 43 milionë euro!

Por, kur Behari shkon të marrë fitimin, i dalin pengesat përpara.

Përgjegjësit i thonë se bëhej fjalë për një defekt teknik të automatit dhe se në kushte normale në atë automat nuk mund të fitohen më shumë se 4500 euro. Por shqiptari nga Zvicra nuk dorëzohet.

ARKATANA

Ai merr avokat dhe me ndihmën e tij padit kazinonë. Odisejada e këtij “fitimi” po vazhdon tash një vit, ndërsa procesi për të është nisur për së dyti në një gjykatë austriake.

Të dyja palët po këmbëngulin në të drejtën e tyre ndërkohë që janë duke u zhvilluar bisedime për një pajtim në mes tyre para rifillimit të procesit. Avokatët nuk kanë dashur të japin ndonjë koment lidhur me shumën e kërkuar respektivisht të ofruar të zhdëmtimit.

Në muajin janar, kazinoja i kishte ofruar atij 500 mijë euro si kompromis, por Behari nuk e kishte pranuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.