Shqiptari nga Maqedonia kundër Maqedonisë
Shorti i hedhur për kampanjën kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” nga shqiptarët është vlerësuar tepër i vështirë, por për një nga anëtarët e Kombëtares shqiptare është edhe emocional.
Nasel Aliji është i lindur në Maqedoni, por i rritur në Zvicër ku edhe bën karrierë. Së fundi ai ka debutuar për Kombëtaren shqiptare dhe shpreson që me të t’u gëzohet sukseseve të shumta, përfshirë edhe në ndeshjet direkte me Maqedoninë, shkruan sot Koha Ditore.
Shorti i hedhur në St Petersburg të Rusisë të shtunën ka vënë Shqipërinë në Grupin G, bashkë me kampionët e botës, Spanjën e Italinë, pastaj me Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.
Aliji kishte mundësi të zgjidhte tri përfaqësuese, por vendosi për atë kuqezi.
http://koha.net/?id=6&l=68205


