Mobi Casa

Shqiptari nga Kosova fiton 2 milionë euro në loton kroate

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Afër 18 milionë kuna ose rreth 2.3 milione auro i ka fituar furrtari Hil Kolgjeraj duke luajtur, siç e thotë vetë, për herë të parë në jetë, në loto!

Hil Kolgjeraj, një furrtar nga Zymi i Kosovës, që jeton në Kroaci, ka fituar këtë javë një shumë të madhe në Llotarinë Kroate. Afër 18 milionë kuna ose rreth 2.3 milione auro i ka fituar duke luajtur, siç e thotë vetë, për herë të parë në jetë, në loto.

«Nuk kam luajtur kurrë më parë pasi që kam menduar se, thjesht, është e pamundur të kesh kaq shumë fat dhe t`ia qëllosh të gjithë numrave, shkruan faqja kroate në internet novosti24.net. As kësaj here nuk do të kisha luajtur po të mos më nxiste një mik. Po kalonim pranë kioskut të lotarisë dhe pasi që shoku im luan rregullisht, u ndalëm për ta blerë një biletë, transmeton albinfo.ch. Atëherë ai më pyeti përse nuk luaj edhe unë», thotë Hili.

GRANDEMALL

«Haha Hil qyqari, po hajt, duhet së paku njëherë të provosh të luash, përndryshe kurrë nuk do të fitosh asgjë». Pasi më tha kështu, vendosa që edhe unë ta blej një biletë llotarie», thotë ai.

I pyetur se sa para do t`ia japë shokut dhe se ku mendon t`i shpenzojë paratë e fituara, Kolgjeraj thotë: «Ende nuk e di. Por ajo që e di me siguri është se me disa qindra kunat e para do të pimë dhe festojmë një herë si duhet me mikun tim, përcjell albinfo.ch. Dhe, do ta fitojë edhe ai pjesën e tij, pa merak. Sepse megjithatë falë tij unë u bëra i pasur”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.