UBT

Shqiptari në Itali rreh ish-shefin e tij

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brixen të Tirolit Jugor për shkak të një sulmi fizik ndaj ish-shefit të tij dhe për rezistencë ndaj policisë.

Autoritetet policore në Brixen u thirrën për një operacion në një kompani ndërtimi në zonën industriale. Brixen është një komunë e vogël, e cila gjendet në Tirolin Jugor, provincë kjo në Itali dhe që gjendet në kufi me Austrinë, shkruan albinfo.at.

Emigranti nga Shqipëria ishte i dehur kur shkoi dhe sulmoi ish-punëdhënësin e tij.

UBT

Ai ka goditur me grushte dhe shkelma ish-punëdhënësin dhe i ka dëmtuar mobilet e kompanisë. Gjithashtu, ai ka ofenduar të pranishmit dhe i kërcënuar me vdekje. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një borxhi që ish-shefi i kishte mbetur shqiptarit që nga punësimi i tij i mëparshëm.

Fillimisht shqiptari ka rezistuar të dorëzohet, por policët arritën ta arrestojnë. Emigranti shqiptar u dërgua në burgun e qytetit Bozen, e më pas u dërgua në arrest shtëpiak, në Treviso, aty ku edhe jeton.