Fundamenti

Shqiptari, me shishe të thyer masakron një italian

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytezën e Albengas, Itali, ku një i ri shqiptar nën efektin e pijes dhe lëndëve narkotike ka tentuar të vrasë një mikun e tij italian.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar me inicialet M.T, i cili gjatë një zënke me mikun e tij italian në një lokal nate e ka goditur këtë të fundit disa herë me tehun e një shishe të thyer.

Sipas policisë italiane, i riu në efektin e alkoolit dhe drogës, rreth mesnatës ishte parë rrugëve të qytetit duke ndjekur nga pas italianin, të cilin më parë e kishte goditur në qafë dhe në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ai ka vazhduar ta ndjekë objektivin deri në qendër të qytezës, por italiani i plagosur ka arritur të fshihet në një lokal. Klientët të alarmuar nga gjendja e tij, i gjakosur dhe pothuajse pa ndjenja, kanë telefonuar policinë.

KKVITI

Forcat blu janë vënë në lëvizje menjëherë duke e gjetur dhe arrestuar 19-vjeçarin shqiptar, i cili i dehur siç ishte kishte rrugën nëpër lagje të panjohura në kërkim të “mikut” të tij.

Shqiptari akuzohet për plagosje dhe vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa shtetasi italian është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të shumta.

Albenga është një qytezë e vogël në rivierën e Xhenovës në veri të Italisë, në provincën e Savonës. /shekulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.