ARKATANA

Shqiptari masakron gruan, gruaja e dytë viktimë e tij brenda 13 vitesh

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një skenë horrori ishte ajo që panë policët italianë pasditen e së martës, 11 tetor, ku një shqiptar kishte masakruar me thikë bashkëjetuesen e tij, në komunën Sutri të Viterbos.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Asllan Agajn, 53 vjeç, i cili kishte vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, Brunilda Hoxha – 31 vjeç.

Ndërkohë që kjo është vrasja e dytë e 53 vjeçarit, pasi 13 vjet më parë, ai ka masakruar me kazmë gruan e tij.

31-vjeçarja kishte marrë gjashtë goditje me thikë, pesë në stomak dhe një në fyt.

Brunilda Hoxha ishte nëna e tre fëmijëve të mitur, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajzën 12 vjeç.

Pas vrasjes, 53 vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten duke pirë ilaçe dhe prerë damarët.

Hidromorava

Ai ka njoftuar menjëherë karabinierët, të cilët kanë mbërritur në banesën e çiftit, në qendër të komunës së vogël, kanë gjetur gruan të pajetë e krah saj burrin pa ndjenja.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Në rastin e vrasjes së parë thuhet se motiv i vrasjes ka qenë xhelozia dhe çifti, i martuar prej 20 vjetësh, kishte hyrë në krizë e zënkat ishin thuajse të përditshme.

Gjatë njërës prej këtyre zënkave, Agaj kishte marrë kazmën dhe kishte qëlluar për vdekje të shoqen.

Edhe atëherë, pas vrasjes thirri forcat e rendit e për atë krim gjykata e Tivolit e dënoi në vitin 2003 me 16 vjet burg, që në apel u reduktuan në 14 vjet.

Në vitin 2012, pasi bëri 9 vjet pas hekurave Agaj u lirua. /OraNews/