FIDANISHTJA

Shqiptari kërcënon ish gruan me vdekje nëse martohet me dikë tjetër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ish burri t’i qëndrojë larg asaj dhe fëmijës.

Një burrë me origjinë nga Kosova ka qenë tërësisht normal, derisa është shkurorëzuar nga gruaja. Më pas ai ndryshoi krejtësisht, sipas vlerësimit të ish gruas së tij përballë gjykatësit austriak Slawomir Wiaderek në St. Pöltner.

“Jo. Deri në shkurorëzimin tonë ai ishte krejtësisht normal. Pas ndarjes ai ndryshoi krejtësisht,” tha ish gruaja, tani nëna e një fëmije. Dhe: „Ai më kërcënoi se do ma kthente jetën në ferr.“ Në SMS ai duhet ti ketë shkruar: „Nëse ti dhe fëmija tim shkoni te ndonjë burrë tjetër, atëherë do të vras ti, fëmijën dhe vetëveten.”

FIDANISHTJA

Të enjten shqiptari i Kosovës duhet të përgjigjet përpara Gjykatës për akuzat kërcënim dhe lëndime trupore. Ai është përleshur me grushta në një disko në St.Pöltner edhe me ish kunatin. Aty janë dëgjuar edhe fjalë kërcënuese, por çështja është nëse kjo vlen si provë për Gjykatësin.

Gjykimi përfundimtar do vendoset në 28 qershor, ku ka edhe materiale të incizuara të përleshjes mes të pandehurve. Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ai të qëndrojë larg asaj dhe fëmijës. Gjykatësi Wiaderek e pranoi kërkesën e një ndalimi kontakti mes tyre.

http://www.albinfo.ch/shqiptari-kercenon-ish-gruan-me-vdekje-nese-martohet-me-dike-tjeter/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.