Uji Dea

Shqiptari ia shpëton jetën foshnjës zvicerane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ankthi më i madh i një nëne ka ndodhur dje në Zurich. Derisa po priste në platformë trenin bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe, një nëne 34-vjeçare i rrëshqiti karroca bashkë me foshnjën poshtë në shina. Në hekurudhën e Zurichut ku trenat qarkullojnë çdo minutë, kjo ngjarje shumë shpejt mund të përfundonte në fatalitet. Mirëpo, kjo nuk ndodhi në saje të reagimit të shpejtë të Fatmir Bardh Haziri dhe ndihmës që pastaj mori nga Senat Iseni.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi në saje të reagimit të shpejtë të Fatmir Bardh Haziri dhe ndihmës që pastaj mori nga Senat Iseni.

“Ne e ndihmuam ashtu siç ne shqiptarët e kemi traditë me i mbrojtë të pambrojturit. E nxorëm foshnjën 15 sekonda para se të vijë treni”, ka thënë Fatmiri.

Hidromorava

Vepra e tyre po inkurajohet nga të gjithë në Zvicër, ata tashmë janë quajtur “engjëjt mbrojtës” të foshnjës.

Fatmir Haziri është i njohur për komunitetin shqiptar në Zurich për angazhimin e tij për komunitetin dhe aktivitetet e shumta që i bën tash e sa vite për shqiptarët.

Derisa mediet zvicerane shpesh përkujdesen që lajmet e këqija që bëhen nga dikush me prejardhje shqiptare t’i etiketojnë menjëherë si “Dy shqiptarë kanë bërë këtë apo atë ….” kësaj radhe ata ende nuk e kanë cekur nacionalitetin e dy shpëtimtarëve. /www.revistaporta.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.