United Hospital

Shqiptari i picave, aktor i suksesshëm

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nuk janë të shumtë shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të cilët depërtojnë në botën e filmit në Hollywood. Mike Dusi është njëri nga ta.

Me aftësitë prej producenti dhe aktori realizoi filmin “Mike Boy”, i cili së fundmi është shfaqur edhe për publikun e Kosovës. Ky film bazohet në traditën shqiptare, pasi që vetë aktori ka prejardhje shqiptare. Në një bisedë për gazetën Tribuna, ai ka treguar sesi ka ardhur deri te realizimi i këtij filmi si dhe shumëçka tjetër.

Tribuna : Çfarë të inspiroi të arrish deri tek ideja që të bësh një film rreth traditës shqiptare, siç është Mike Boy?

Mike : Në Hollyëood gjithmonë të thonë shkruaj çfarë di më së miri, kështu që unë shkrova çfarë dija më së miri. Shqiptari i picave nga Quenns NYC.

Tribuna: Sa është e vështirë të bësh një film në Hollyëood ?

Mike: Forca e vrazhdë e përmbajtjes fokuson lëvizjen aktive drejt qëllimit. Sa më shumë aksion që mora, aq më shumë tërheqje dhe zhurmë bëra. Sa më shumë që ëndërrova, aq më shumë u emocionova dhe aq më shumë emocionova çdo kënd që të më ndihmonte ta realizoja ëndrrën. Kurrë mos ëndërro pak. Që ta tërheqësh turmën duhet të ëndërrosh shumë.

Tribuna: Nga të gjitha vendet ku është shfaqur filmi, ku është pritur më me sukses nga audienca?

Mike: Ne e bëmë testin e shfaqjes në festivalin e filmit në Quenns NYC, mars 2013. Kjo ishte shfaqja e parë publike e ‘Mike Boy’ dhe ne dëshiruam ta përdorim NYC për ta matur angazhimin e audiencës së filmit. Komeditë janë mashtruese, kështu që nuk e dinim se si njerëzit do të arsyetohen me këtë, por ishte një sukses i madh dhe fytyrat e njerëzve u lënduan nga qeshja e tepërt dhe kjo më dha mua një nivel të vetëbesimit për të luftuar për realizime teatrale në vendet ku përkiste.

Uji Dea

Tribuna: Si është jeta në Hollywood e një aktori me origjinë shqiptare?

Mike : Nuk jam lindur në biznes as që kam pasur familje apo ndonjë shok që mund të më ndihmonte të afrohesha me njerëzit e duhur për të bërë gjëra të mëdha. Kështu që në një përfundim kuptohet që jeta ime mund të jetë ndryshe nga ajo që ju e prisnit. Nëse prisnit që unë shkoj në punë shtatë ditë në javë dhe çdo orë zgjuar drejt qëllimeve të mia dhe projekteve të ëndrrës, atëherë do të ishte korrekte. Puna është e vetmja pjesë e jetës që kam njohur për një kohë dhe e dua atë që e bëj. Unë zhvilloj projekte i financoj ato, i krijoj përpara dhe pas kamerës dhe punoj në shpërndarjen interesante që del për projekte të ndryshme. Origjina ime shqiptare më së miri e përcakton se si i bëj gjërat dhe unë jam njeriu që njihet për gjërat që i bëj, por krahas kësaj unë e përcaktoj çfarë do të thotë të jesh një aktor me origjinë shqiptare, kjo nuk më përcakton mua.

Tribuna : Ku e gjen vetën më shumë, si aktor apo producent ?

Mike : I dua të dyja, por aktrimi është ku gjallërohem dhe kyçem në përcaktimin e angazhimit të audiencës me shpërndarjen finale të prodhimit .Si producent është gjithmonë një kohë e mrekullueshme të vendosësh projektin në shtyllën e vet, por asgjë nuk krahasohet me vendosjen e një roli të ri në ekran.

Tribuna: Sa ka zgjatur realizimi i këtij filmi dhe ku është xhiruar?

Mike: Katër vite dhe është xhiruar çdo kund, përveç në Ballkan.

Tribuna: Cilat janë projektet e tua në të ardhmen?

Mike: Unë kam një program të filmave të renditur që do të shfaqen një nga një.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.