ARKATANA

Shqiptari i pasionuar pas Versaces, bën bujë edhe në mediat angleze

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një shitës makinash shqiptar, Shenki Maslani, 30-vjeçar është i rrethuar nga jeta e tij me Versacen. Për të ka shkruar edhe e përditshmja britanike ‘The Sun”, duke treguar për jetën e tij, që është e rrethuar nga marka e njohur, përcjell albinfo.ch.

“Unë kam qenë i fiksuar pas Versaces që nga viti 2009. Kam filluar të blejë rroba Versace dhe më pas çdo gjë në shtëpinë time ka qenë vetëm Versace.

Makinat e mia, pishina në shtëpi, pllakat në kuzhinë, stolitë e mia, perdet, të gjitha. Edhe pllakat që i kam blerë shkruajnë Versace. Perdet gjithashtu. Çdo artikull në shtëpinë time është vetëm Versace. Madje, edhe jeta ime”, ka thënë ai.

“Jeta ime është Versace. Nuk pendohem që të brendshmet i blej 188 euro, ose 45 euro çorapet”.

ARKATANA

Ai planifikon që të hapë një kafe në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup dhe të ndërrojë mbiemrin. “Që katër vjet kam përdoru mbiemrin jo-zyrtarisht, kurse tashmë gjithçka do të jetë zyrtare.

“Kafja do të jetë një imazh i Versaces. Besoj se do të jetë një atraksion i mirë për turistët. Planifikoj që edhe Donatella Versace të jetë në ceremoninë e hapjes. Shpresoj se ajo do të vjen”, theksoi ai.

http://www.albinfo.ch/shqiptari-i-pasionuar-pas-versaces-ben-buje-edhe-ne-mediat-angleze/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.