Hidromorava

Shqiptari i merr jetën biznesmenit italian

/ 2 minuta lexim

Shqiptari vret italianin me thikë dhe e lë në mes të rrugës, zbulohet arsyeja.

Raportohet se një 50-vjeçar italian në Firencë është vrarë me thikë nga një shqiptar pas një sherri mes të dyve. Ngjarja ka ndodhur në Itali në orët e para të mëngjesit të së shtunës, njofton albinfo.ch.

Viktima Tommaso Dini, i cili kishte në pronësi një agjenci të vogël imobiliare, u godit me thikë nga një 47-vjeçar shqiptar, i quajtur I.L.

Italiani mbeti fillimisht i plagosur me 3 goditje thike në gjoks dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u arratis. Por më vonë ai u kap nga karabinierët dhe u arrestua.

Vali Ranch

Autoritetet italiane po hetojnë për vrasje me dashje. Bazuar edhe në deklarimet e dëshmitarëve, fillimisht ka pasur një sherr me tone të larta mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Më pas 47-vjeçari shqiptar nxorri thikën dhe e goditi në gjoks.

Mediat italiane raportojnë se I.L., së bashku me vëllain e tij, kanë një kompani ndërtimi në shtetin fqinj.

Dyshohet se mes tij dhe 50-vjeçarit italian ka pasur konflikte të hershme pune, por këto janë pista paraprake hetimore.

https://www.albinfo.ch/shqiptari-i-merr-jeten-biznesmenit-italian/