FITORJA

Shqiptari i Helsinborgu-t: Dua të vishem kuqezi, por s’kam ftesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Emri i Loret Sadikut është përmendur si përforcim i radhës i Kombëtares shqiptare. Por mbrojtësi i ekipit suedez Helsingborg, nuk është në dijeni për një interesim të tillë nga ana e FSHF-së.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë informatë nëse është vëzhguar javën e kaluar nga menaxheri i përfaqësueses, Alban Bushi.

“Nuk jam në dijeni nëse Kombëtarja shqiptare është e interesuar për mua. Nuk kam biseduar me askënd për këtë punë dhe nuk e di nëse dikush më ka vëzhguar tha Sadiku për gazetën kosovare “Express”

GRANDEMALL

Gjithsesi, Sadiku është i hapur. Ai thotë se është i gatshëm ta pranojë një ftesë nga ekipi kuqezi, nëse kjo vjen. “Normalisht, jam i gatshëm të luaj për Shqipërinë. Do të ishte një gjë e mirë për mua”, ka theksuar mbrojtësi kosovar.

Sadiku ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Suedisë. Ai ka pranuar se nuk pret ftesë nga ekipi A i Suedisë.

Me siguri, nëse De Biasi vendos ta ftojë në ekip Sadikun, Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta përdorë të njëjtën strategji, sikurse bëri edhe me Migjen Bashën, që ta marrë dritën e gjelbër nga FIFA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.