United Hospital

Shqiptari fiton garën e demokratëve për Këshillin e Nju Jorkut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mark Gjonaj ka shansin të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e Nju Jorkut pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë.

Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka fituar një garë të rëndësishme mes demokratëve në zgjedhjet për një qark të Bronksit, duke mposhtur rivalen më të afërt me rreth 4 për qind vota më shumë.

Gjonaj, i cili aktualisht është anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, falënderoi mbështetësit në një fjalim që mbajti përpara simpatizantëve sapo u bë e qartë se ai kishte fituar garën për Distriktin 13, njofton “Zëri i Amerikës”.

Ai mori 38.7 për qind të votave, kundrejt 34.4 për qind që mori rivalja Marjorie Velasquez. Kandidatët e tjerë nuk arritën të ngriheshin mbi kufirin 20 për qind, përcjell albinfo.ch.

United Hospital

Tashmë Gjonaj ka shansin të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e Nju Jorkut pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë.

Sipas gazetës “Daily News” të Nju Jorkut, Gjonaj arriti të grumbullojë gjatë fushatës më shumë se 700 mijë dollarë, që shënon një rekord në garat për Këshillin Bashkiak që nga viti 1989. Ai është me origjinë nga Ulqini.

http://www.albinfo.ch/shqiptari-fiton-garen-e-demokrateve-per-keshillin-e-nju-jorkut/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.