United Hospital

Shqiptari dënohet me dhjet vjet burgim për vrasjen mizore të të fejuarës

/ 2 minuta lexim
HW

Rexha e vrau të fejuarën e tij, që kishte vetëm tre muaj prej që bashkëjetonte me të, në janar të vitit 2016 në banesën e tij në veri të Londrës, duke i prerë pjesërisht kokën nga trupi.

32-vjeçari shqiptar Arben Rexha është dënuar me 10 vjet burgim nga gjykata qendrore në Londër, pasi kishte vrarë të fejuarën e tij Elidona Demiraj, më 2016, pasi “ishte i obsesuar me virgjërinë e saj”.

Rexha e vrau të fejuarën e tij, që kishte vetëm tre muaj prej që bashkëjetonte me të, në janar të vitit 2016 në banesën e tij në veri të Londrës, duke i prerë pjesërisht kokën nga trupi dhe duke i shkaktuar rreth 27 plagë në pjesë të ndryshme.

Në procesin gjyqësor, sipas shtypit britanik, u tha se Arben Rexha ishte i obsesuar me virgjërinë e të fejuarës së tij dhe të kaluarën e saj, e cilësuar në proces si “gruaja e sjellshme dhe e respektuar nga të gjithë”.

Rexha e pranoi fajësinë për vrasje pa paramendim për shkak të gjendjes së tij të rënduar mendore.

HW

Gjatë dhënies së dënimit, gjyqtari Richard Marks tha se “jam i mendimit se është tipar i personalitetit tuaj dhe jo sëmundjes fakti që jeni i prirur drejt posesivitetit ekstrem dhe xhelozisë”.

Siç shkruan “Top-Channel”, familjarët e viktimës kanë thënë se “vrasësi ek ishte izoluar vajzën tonë për tre muaj dhe nuk e lejonte të takohej me njerëz”.

Kjo nuk është vdekja e parë e një gruaje shqiptare në duart e burrave të tyre xheloz[ në Britani, por ky padyshim është dënimi më i ulët i dhënë për një vrasje, që siç u tha u cilësua pa paramendim për shkak të gjendjes së rënduar psiqike të autorit të saj.

http://www.albinfo.ch/shqiptari-denohet-dhjet-vjet-burgim-per-vrasjen-mizore-te-te-fejuares/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.